Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar sot pas aksionit të Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit n për prishjen e pishinave në ambientet e resortit luksoz në Golem të Kavajës, “Prestige Resort”.
Ky biznes është në pronësi të sipërmarrësit Irfan Hysenbelliu, njëherësh dhe drejtues mediash.
Meta me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se ky është një sulm i drejtpërdrejtë ndaj lirisë dhe pavarësisë së medias.
Postimi i plotë i Metës:
KOHA PËR T’I VËNË RRUSPAT REGJIMIT TË RRUSPIJEVE!
Aksioni i paligjshëm i IKMT në “Prestige Resort” në kulmin e sezonit turistik, është një sulm i drejtpërdrejtë ndaj lirisë dhe pavarësisë së medias.
Koha për t’i dhënë fund iluzioneve ndaj një skizofreni që nuk njeh as Kushtetutë, as ligj dhe asnjë të drejtë themelore!
Koha për t’i vënë rruspat regjimit të rruspijeve që po plaçkit vendin dhe shkatërron pronat e ligjshme!