“Shembjet, Veliaj ka shkelur ligjin” thotë raporti i Avokatit të Popullit

0
79
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në Shqipëri qytetarët janë të pambrojtur përballë forcës së shtetit apo vendimeve të institucioneve edhe kur ato veprojnë në kundërshtim me ligjin. Avokati i Popullit në analizën e situatës në njësitë e prekura nga rindërtimi konkludon se bashkia e Tiranës dhe Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit kanë bërë një sërë shkeljesh.

Në raportin e dorëzuar në parlament thuhet se ka mungesë transparence në veprimtarinë e këtyre organeve gjatë procedimeve të iniciuara në ngarkim të shtetasve, pa u vënë në dijeni dhe pa patur paraprakisht një njoftim zyrtar, mbi vendimmarrjen për ndërhyrjen që do të kryhej.

Kjo gjë ka cënuar të drejtën e ankuesve për zhvillimin e një procesi të rregullt ligjor pra duke e bërë dhe të pamundur që çështja të ndiqej nga familjarët në rrugë gjyqësore.

Nga ana tjetër bashkia është justifikuar për shembjet se ka një vendim të Këshillit të Ministrave për shpronësimet.

Por avokati konstaton se është pikërisht institucioni që drejtohet nga Erion Veliaj që duhet të miratojë lejet, dhe në mungesë të lejeve veprimi për shembjet konsiderohet i paligjshëm

“Në kushtet e mungesës së lejes për ndërtim edhe leja për prishjen e ndërtimeve nuk është nxjerrë, për rrjedhojë veprimtaria e IMT-së në prishjen e ndërtimeve konsiderohet e kundërligjshme”, thuhet në dokument.

Madje konstatohet se në tre njësi banorët nuk janë njoftuar as në kohë për të larguar orenditë.

Por sjelljen e bashkisë së Tiranës për të mos dhënë informacion dhe për tiu shmangur përgjegjësive e konstaton edhe Avokati i Popullit.

Në material thuhet se informacioni dhe shpjegimet e dhëna prej organeve publike, si Bashkia Tiranë, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, nuk kanë qenë të sakta dhe të plota.

“Edhe pse i jemi ridrejtuar Bashkisë Tiranë në mënyrë të ripërsëritur, informacioni dhe shpjegimet sikurse kërkuar nuk janë përmbushur. Ky qëndrim ka penguar dhe pengon institucionin e Avokatit të Popullit në nxjerrjen e konkluzioneve”, thuhet në dokument.

Madje në raportin e administruar tashmë në kuvend thuhet se “Qytetarët ndihen të pafuqishëm nga forca shtrënguese e shtetit i cili në këtë rast e përdor “forcën” jo në mbrojtje të tyre por ndaj tyre”.

Zjarr Tv Ad