Shenjat e kancerit të gjirit që nuk i vëmë re/ Ja cilat janë…

0
105
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Të gjithë flasin për rëndësinë e identifikimit të gungave në gjinj sa më shpejt të jetë e mundur. Por a e dini se ka një mori simptomash më pak të njohura të kancerit të gjirit, që mund të mos shfaqen gjatë një testi me duar (prekje) ose mamografi?

Rrrjedhje e thithkave

Rrjedhja e pazakontë nga thithkat, mund të jetë tregues se diçka nuk shkon mirë në gji.

Sipas Marisa weiss, MD, onkologe e gjirit dhe themeluese e BreastCancer.org, rrjedhja që është e përgjakur ose rozë dhe në përgjithësi vetëm në njërën, anë mund të tregojë prezencën e kancerit në indin e gjirit, veçanërisht nëse është e vazhdueshme.

Ndryshimet e lëkurës

Ndryshimet e lëkurës, janë në të vërtetë një nga shenjat më të zakonshme më pak të njohura të kancerit të gjirit. Dallimet e lëkurës si; trashja dhe ndryshimi i ngjyrës mund të tregojnë praninë e kancerit inflamator të gjirit.

Formë e re ose rritje në madhësinë e gjoksit

Një gji i zmadhuar, veçanërisht nëse ënjtja është e izoluar në një gji, ose një ndryshim në formën e gjirit, mund të tregojë se ka probleme brenda indeve.

“Një formë e pazakontë, ku kontura shtrembërohet dhe ka një fryrje në një pjesë të gjirit, mund të jetë një shenjë e kancerit”, thotë Weiss.

Mund të duket si një gungë, por gjithashtu mund të jetë thjesht një rajon i gjirit që ndihet më i fortë, edhe kur ju nuk mund të ndieni një gungë brenda tij, thotë ajo. Shpesh bëhet më e theksuar kur lëviz në pozicione të ndryshme.

Thithkë e përmbysur

Një thithkë që duket e sheshtë ose e përmbysur, si dhe një thithkë që anon në një drejtim tjetër, mund të jetë një shenjë e kancerit të gjirit.

Plagët dhe pikat e nxehta

Njollat e kuqe ose të nxehta në gji, ndonjëherë që mbulojnë tërë gjirin, si dhe plagët, mund të jenë një tregues i kancerit inflamator të gjirit.

Ndërsa njollat e kuqe ose të nxehta, gjithashtu mund të tregojë se keni mastit, inflamacion i indeve të gjirit për shkak të infeksionit, më shpesh i përjetuar gjatë laktacionit, simptomat e mastititit shoqërohen zakonisht me ethe.

Zjarr Tv Ad