“Dashuria e vërtetë nuk është numri i puthjeve që jepni, apo sa shpesh i merrni ato; dashuria e vërtetë është ndjenja që vazhdon ende edhe pas puthjes”.
1.Ai të vendos gjithmonë në vend të parë
Eksperti i takimeve romantike, James Preece thotë: “Nëse ai zgjedh të shohë më shumë, sesa të kalojë kohë me miqtë e tij, ti mund ta kuptosh se gjërat po shkojnë mirë, nëse ai është i gatshëm të rregullojë orarin e tij për ta përshtatur kohën me ty, atëherë kjo është akoma më mirë, ai do të jetë me ty dhe ndihet më rehat kur jeni bashkë”.
2. Ai të mirëkupton
Kur partneri yt dëshiron të jetë me ty, ai bën një përpjekje për të kuptuar, nuk është se ai person të kupton si me magji, edhe pa i thënë gjë, thjesht, edhe nëse gjërat midis jush komplikohen, ai di të kuptojë kur ti e ke të vështirë të menaxhosh disa aktivitete njëkohësisht dhe mund të ndodhë të mos jesh me të për një kohë të gjatë.
3. Të jesh me atë është e lehtë
Marrëdhënia juaj është e mbushur me të qeshura, dashuri dhe argëtim nuk ka asnjë dramë apo lojëra, partneri yt komunikon me ty dhe të bën të ndihesh jashtëzakonisht mirë, kjo gjë nuk do të thotë se ju nuk grindeni, apo nuk keni debate, thjesht e keni kuptuar se për ta çuar marrëdhënien përpara, duhet që disa gjëra t’i tejkaloni.
4.Ti i beson atij plotësisht
Normalisht të gjithë do të donin të kishin përkrah dikë që do i tregonte gjithçka me sinqeritet dhe nuk do t’i gënjente për asgjë, kjo gjë ndodh edhe me dikë që të do pafund, nëse ti i beson partnerit tënd, pasi ai ta ka provuar se përherë të ka thënë të vërtetën, atëherë kjo është një shenjë që lidhja juaj do të zgjasë gjatë, besimi është sigurisht i ndërsjellët.
5. Ai të bën të ndihesh rehat
Partneri yt të bën të ndjesh një ndjenjë rehatie që kurrë nuk e keni njohur më parë, ti ndihesh e relaksuar dhe në humor pozitiv me të kudo që ku jeni të dy, edhe kur ke një ditë të tmerrshme, partneri yt mund të bëjë të ndihesh sikur je në krye të botës, ai është personi i vetëm që ti do ta shohësh pas një dite të vështirë dhe kur e sheh, ndihesh sikur po sheh gjithë botën me sytë e tu.