Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Një taksit nga Tepelena humbi betejën me COVID-19.
Refat Çela, i moshës 60 vjeç kishte shfaqur shenja të COVID, gati 10 ditë më parë dhe kishte 5 ditë që ishte shtruar me urgjencë në Infektiv të Tiranës. Mësohet se ai ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme në spitalin e Infektivit.
Dita e djeshme shënoi rekord në lidhje me situatën e Covid-19 në vend. U shënuan 5 viktima dhe 154 raste të reja me Covid-19.
Shqetesuese mbetet edhe situata e të shtruarve në spital.
Aktualisht në spitalin infektiv dhe atë ‘Shefqet Ndroqi’, ndodhen të shtruar 114 pacientë, 19 prej të cilëve në terapi intensive.