Sherr me thika në “Vasil Shanto”, 17 vjeçari plagos 20 vjeçarin

0
50
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një 17 vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi ka qëlluar me thikë një të ri në zonën e “Vasil Shantos”. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14.30 të kësaj të enjteje në rrugën “Shefqet Musaraj”.

“17-vjeçari ditën e sotme, rreth orës 14:30, në rrugën “Shefqet Musaraj”, për motive të dobëta është konfliktuar dhe dyshohet ka goditur me mjet prerës shtetasin A. B., 20 vjeç, banues në Tiranë.

Si pasojë shtetasi A. B., është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, thotë Policia e Tiranës.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Zjarr Tv Ad