Ikja e energjisë elektrike, ka sjellë edhe përplasje mes deputetëve demokratë dhe socialistë edhe në Komisionin e Ekonomisë. Demokrati Agalliu, ka nxjerrë telefonin për të bërë foto, por kjo është pritur mirë nga Ministrja Belinda Balluku. Ajo i ka kujtuar Agalliun etikën, duke i kërkuar të heqë celularin.
Pjesë nga debate:
Belinda Balluku: Nuk është etike çfarë po bën!
Arbi Agalliu: Fare etikën mos ma përmend mua.
Belinda Balluku: Ne kemi ardhur në komision për të folur për çështje konkrete dhe profesionale. Nëse ti ke ardhur të bësh foto kjo është tjetër.
Arbi Agalliu: Nëse ke frikë nga fotot është problemi juaj…
Belinda Balluku: Po ç’frikë nga fotot, unë dal dhe mirë në foto mos ma qaj hallin mua.
Arbi Agalliu: Është turp…
Belinda Balluku: Jo është turp, mungesë etike nga ana jote