Sherr në errësirë, Balluku përplaset me Agalliun pas ikjes së energjisë: Mos më bëj foto mua!

0
61
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ikja e energjisë elektrike, ka sjellë edhe përplasje mes deputetëve demokratë dhe socialistë edhe në Komisionin e Ekonomisë. Demokrati Agalliu, ka nxjerrë telefonin për të bërë foto, por kjo është pritur mirë nga Ministrja Belinda Balluku. Ajo i ka kujtuar Agalliun etikën, duke i kërkuar të heqë celularin.

Pjesë nga debate:

Belinda Balluku: Nuk është etike çfarë po bën!

Arbi Agalliu: Fare etikën mos ma përmend mua.

Belinda Balluku: Ne kemi ardhur në komision për të folur për çështje konkrete dhe profesionale. Nëse ti ke ardhur të bësh foto kjo është tjetër.

Arbi Agalliu: Nëse ke frikë nga fotot është problemi juaj…

Belinda Balluku: Po ç’frikë nga fotot, unë dal dhe mirë në foto mos ma qaj hallin mua.

Arbi Agalliu: Është turp…

Belinda Balluku: Jo është turp, mungesë etike nga ana jote

Zjarr Tv Ad