Deputeti i PD, Dashnor Sula ka reaguar pas sherrit me përkrahësin e Lulzim Bashës, nënkryetarin e PD, Kreshik Çollaku.
Sula ka sqaruar se deputetët e grupit të opozitës po kërkojnë nga maxhoranca të miratojë komisionet hetimore parlamentare, një e drejtë që po I mohohet nga shumica.
Por Sula shprehet se nuk do reagonte për kolegët, por viktimizimi dhe provokimi që I bëri Kreshnik Çollaku e detyroi këtë të fundit të dal në një sqarim për publikun.
Reagimi i plote:
Sqarim per demokratet dhe opinionin publik.
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike prej dy muajsh kërkon me insistim në Parlament një të drejtë kushtetuese të mohuar në dhunim të kushtetutës nga mazhoranca, sa i përket kërkesës për Komisionet Hetimore dhe Reformën Zgjedhore.
Me bindje të plotë se qytetarëve u janë cënuar të dhënat personale dhe se janë fshirë fakte të lidhjeve kriminale të pushtetarëve, kërkojmë Komision hetimor për fshirjen e të dhënave të TIMS për ta provuar këtë gjë.
Të bindur se në aferën e madhe të sterilizimit dhe check-up janë vjedhur miliona euro të qytetarëve, kërkojmë hetim parlamentar për përfshirjen e pushtetarëve dhe ndaljen e abuzimeve.
Fondet e AZHBR kanë shqetesuar edhe Bashkimin Evropian por PS na e mohon te drejten per te provuar abuzimet përmes Komisionit Hetimor.
Tenderat janë dhënë në shkelje të ligjeve të vendit duke i shkaktuar dëm ekonomik qytetarëve, në kushtet e konfliktit të interesit dhe të paracaktuara. Edhe për këtë kërkojmë hetim parlamentar por në shkelje të rregulloreve dhe Kushtetutës edhe kjo na mohoet.
Kërkojmë të dëgjohemi për Reformën Zgjedhore, por sërish në shkelje të rregulloreve dhe ligjeve mazhoranca kërkon të zgjedh vetë opozitën, ta emërojë ajo atë.
Këto kërkesa të drejta duhet të mbështeten nga çdo deputet opozitar. Por sot në ndihmë të arrogancës së mazhorancës, për të plotësuar qëllimet e PS për normalitet parlamentar u vetofrua edhe një koleg deputet i djathtë. Që në nisje të Komisionit te Integrimit Evropian ia bëra të qartë kolegut duke iu drejtuar në kofidencë në emër që po plotëson kuorumin dhe po i shërben Partisë Socialiste. Por si përgjigje mora sharje dhe sjellje shpifëse nga i njëjti koleg që nga një foltore u viktimizua dhe foli për dhunë, njëlloj si Erjon Braçe apo të tjerë socialistë.
Nuk jam marrë dhe nuk merrem me asnjë deputet të opozitës, por viktimizimin e rremë nuk mund ta pranojë dot. As keqpërdorimin nga mazhoranca nuk mund ta tolerojmë.
Provokimi i kolegëve opozitarë, duke u bashkuar me deputetët socialist për ti bërë kuorumin e mbledhjes, është akti më i shëmtuar i dikujt që është në Kuvend me votat e opozitatëve. Në vend që të bashkohet me deputetët e opozitës për të drejtat kushtetuese të opozitës, i bashkohet korit të rremë të socialistëve për dhunë imagjinare, që as ka ndodhur dhe as nuk do të ndodh.
Aksioni i opozitës në Kuvend po shërben edhe për të ndarë njëherë e përgjithmonë deputetët e opozitës dhe deputetët proqeveritar me mandat opozitar! Beteja për të drejtat kushtetuese të opozitës duhet të bënte bashkë çdo deputet të PD, por disa kanë zgjedhur të jenë në Kuvend ose për të bërë kuorumin e mbledhjeve ose për të shprehur gadishmërinë për të votuar ligjet e Edi Ramës. Zgjedhje e tyre, e respektoj, por të paktën mos shpifin për dhunë e mos bëjnë moral!