Gjykata ka dhënë vendimin për ish-deputetin Mark Frrokun, i cili u arrestua pak ditë më parë pas një sherri për një pronë te Kepi i Rodonit.
Ndaj tij është vendosur masa detyrim me paraqitje. Gjithashtu masa detyrim me paraqitje është vendosur edhe për 7 personat e tjerë të arrestuar.
Ish-deputeti Mark Frroku, është arrestuar nga policia e Durrësit pas një konflikti për një pronë në Kepin e Rodonit.
Konflikti nisi për rrethimin e tokës me sipërfaqe 5 dynym e 400 m2 tokë në këtë zonë. Përfaqësuesit e kishës pretendojnë se kanë certifikatë pronësie.
Të njëjtin dokument pretendon se ka edhe familja Kaculi, një certifikatë pronësie për të njëjtën pronë.
Pikërisht për këtë arsye këta të fundit nuk kanë lejuar që të kryhej rrethimi, veprim që është kundështuar nga grupi i ish-deputetit.
Ky nuk është konflikti i parë që ndodhi në këtë zonë, por është një rast i përsëritur dhe deri më tani nuk është parë asnjë ndërhyrje nga shteti për të zgjidhur këtë konflikt.