Shtyhet data e marrjes në pyetje të Rakip Sulit në SPAK/ Zbulohet arsyeja

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Është shtyrë procesi i marrjes në pyetje të kryebashkiakut të Kamzës, Rakip Suli në Prokurorinë e Posaçme.

Kryebashkiaku Rakip Suli do paraqitet në SPAK në datën 6 nëntor, ora 11:00. Shkak mësohet se është bërë shkresa që i ka shkuar me vonesë nga ana e policisë.

Marrja në pyetje e tij ishte planifikuar ditën e sotme (1 nëntor) në ambientet e SPAK, po në orën 11:00, ku pritej të jepte shpjegime ne lidhje me një hetim për shpërblimet e tërmetit.

Në datën 11 shtator është depozituar një kallëzim ndaj kryebashkiakut socialist nga banorët e Kamzës për shkelje dhe për korrupsion.

Ndaj Rakipit Sulit dhe zyrtarëve të tjerë, SPAK po kryen hetimet për disa vepra penale, siç janë “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike.

Në kuadër të kësaj çështje, pasi SPAK ka sekuestruar të gjitha procedurat e ndjekura nga zyrtarët ka thirrur edhe kryebashkiakun e Kamzës që të japë shpjegime.

Zjarr Tv Ad