“Shesh beteja kryesore është Tirana”, Meta takim me të rinjtë: Do e godasim në themel këtë sistem

0
60
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka zhvilluar takim sot me të rinjtë e kësaj partie. Duke qenë se zgjedhjet vendore po afrojnë, Meta theksoi se Tirana është shesh beteja kryesore dhe se ndryshimin nis vetëm nëse Shqipëria iu kthehet të rinjve.

“ Zgjedhjet vendore që po trokasin për mua Tirana është shesh beteja kryesore. Se nëse nuk nis ndryshimi nga Tirana, nga do të fillojë ndryshimi? Nuk dua aspak të nënvlerëzojë qyrtetet e tjera por kur e ndiejmë rrudhjen e të rinjve e të rejave në Tiranë, atëherë është shumë e vështirë që kjo gjë të ndodhi në qytete ku pothuajse nuk ka fare të rinj. Ka bashki në Shqiëri ku ka më shumë mësues se sa nxënes i mbajmë më shumë për në vend pune se u vjen keq ti heqin nga puna.

Llogaridhënia është rrëzuar përtokë prej kohësh në këtë shtet. Për t’ja hequr Shqipërinë oligarkëve, të fortëve, bosëve të krimit të organizuar dhe për t’ja kthyer të rinjve. Për tu kthyer buzëqeshejn prindërve, gjyshërve që po zbrazen nga fëmijët e nipërit e mbesat e tyre. Të rinjtë do të kenë zërin e tyre në Këshillin e Tiranës dhe këshillat e bashkive të tjera, gjysma e kandidatëve do të jenë të rinj e të reja. Kjo do i ndihmojë të përballojë dhe shpenzimet e larta të jetesës.

Qeveria të plotësojë menjëherë kërkesat e pedagogëve, është e mundur. Kërkesat të drejta dhe të logjikshme, qoftë mjafton që qeveria të mos vjedhë më, ose të mos vjedhë kaq shumë. Është çështje prioritetesh.

Ju i dini aferat me të cilat vidhen shqiptarët, si ajo e inceneratorëve. Investime luksoze në kohë krize, kryeministri vetë nuk kursen. Maqedonia vendosi të mos marrë pjesë në Eurovision për të shkurtuar shpenzimet dhe pët u solidarizuar me qytetarët. Do i japim goditjen në themel këtij sistemi, që e ka bërë Rama dhe ministri i Brendshëm që thotë “nuk ka zhvillim pa krim”.

Krimi është një kancer për zhvillimin e një vendi. Shqipëria vendi i parë për numrin e të burgosurve në Evropë. Ata që drejtojnë gjithë këto operacione, marrin lejet dhe paratë kanë mbështetjen e qeverisë. S’duam që të rinjtë të largohen por të mbështeten nga shteti, qeveria dhe pushteti vendor që të çojmë vendim përpara. Do mbështesim të rinjtë”-deklaroi Meta.

Zjarr Tv Ad