Shifra marramendëse/ Sa fitojnë VIP-at nga Instagrami!

0
56
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Cristiano Ronaldo është sportisti i cili fiton më shumë para për çdo publikim nga një fushatë reklamuese në profilin e tij në Instagram.

Futbollisti portugez fiton 641.000 euro për çdo postim, më shumë se kundërshtarët e tij Neymar dhe Lionel Messi, të cilët fitojnë respektivisht 513.000 dhe 427.000 euro për një postim. Shifrat bëhen të ditura nga revista Forbes, që përcakton si kritere vlerësimi ndjekësit për secilin sportist dhe cilësinë, d.m.th. proporcionin mes pëlqimeve dhe komenteve si dhe numrit total të ndjekësve.
Në këtë drejtim, vetëm Selena Gomez e kapërcen numrin e ndjekësve të Cristiano Ronaldo (143 milionë kundër 142 milionë ndjekës).

Këngëtarja është në vend të dytë të klasifikimit, me 684.000 euro për postim. Por si Selena Gomez edhe Cristiano Ronaldo janë larg vendit të parë në këtë klasifikim, Kylie Jenner, e cila në moshën 21– vjeçare fiton 850.000 për çdo postim në rrjetin social Instagram.
Pas tyre vijojnë: Kim Kardashian (616.000 euro për postim), Beyoncé, 598.000 ndjekur nga Dëayne Johnson me 556,000 euro.

Në këtë klasifikim, por me mjaft distancë nga tre vendet e para, gjejmë David Beckham, me 257.000 euro për postim; Gareth Bale, 158.000 euro, Zlatan Ibrahimovic, 150.000 euro dhe Luis Suarez, 128.000 euro për postim.

Zjarr Tv Ad