Shkarkohet nga detyra sepse merrej me aktivitet të paligjshëm, Bledi Çuçi e merr pranë vetes zyrtarin e Policisë…

0
1918
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Arjanit Arapi dhe Ajet Zyberi, janë dokumentuar përsëri nga partnerët si shërbëtorë të aktiviteteve të paligjshme, si njerëz në dispozicion të biznesmenëve të hashashit, miq për kokë të Edi Ramës.

Kjo është deklaratë e kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha, e bërë më datën 4 nëntor 2015-të ku akuzon në atë kohë ish-drejtorin e policisë së Gjirokastrës Arjanit Arapi. Këtë detyrë ai e ka mbajtur në kohen kur Saimir Tahiri ishte në krye të Ministrisë së Brendshme.

Në vitin 2017-të, ai u shkarkua nga detyra pas kapjes së 12 ton hashah në Përmet, kur drejtori i asaj kohe Haki Cako, kërkoi nisjen e hetimit disiplinor dhe në vend të tij u emërua Lorenc Panganika.

Por pas një periudhe shkëputje nga kupola e shtetit, në prag të zgjedhjeve të 25 prillit ai është rikthyer në polici duke u emëruar këshilltari i Ministrit të brendshmen Bledi Çuçi, ku ky i fundit garon nën siglën e Partisë Socialiste pikërisht në qarkun e Gjirokastrës, aty ku edhe këshilltari i tij i ri më parë ishte drejtues policie.

Tashmë duket se nevoja për t’u shpallur fitues në qarkun e Gjirokastrës e ka detyruar Ministrin Çuçi, të rikthejë pranë vetes Arapin për të aktivizuar njohjet e vjetra me qëllim sigurimin e votave për 25 prillin.

 

 

Zjarr Tv Ad