Shkatërrohet banda italo-shqiptare, drogë dhe 58 llogari bankare

0
1469
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një superoperacion i Guardia di Finanza e Lecco-s ka bërë të mundur shkatërrimin e bandës italo-shqiptare. Nga operacioni i koduar “Moquito”, janë sekuestruar 8 banesa, 5 garazhe, 2 magazina, 1 vilë rurale, 2 në zonat urbane, 1 makinë, 3 shoqëri, 5 kompani private dhe 58 llogari bankare, të gjitha në pronësi të një personi të quajtur Aldo Conti dhe familjarëve të tij, kanë raportuar mediat vendase.

Conti, i njohur për lidhjet me një fraksion të rrezikshëm kriminal, dhe familja e tij janë pronarë të një zinxhiri picerish në Brianza.

Operacioni “Moquito” vjen pas një tjetër operacioni “July”, që u mbyll në tetor të vitit 2015 me sekuestrimin e më shumë se 94 kg kokainë, armë gjysmë automatike, makina, më shumë se 200 mijë euro, prona të ndryshme, si dhe arrestimin në flagrancë të 5 personave dhe ekzekutimin e 24 masave “arrest shtëpiak” ndaj personave, pjesë të një fraksioni të rrezikshëm kriminal të përbërë nga shqiptarë dhe italianë, që vepronin në provincat: Leço, Monza Brianza, Milano, Brescia, Como, Torino e Modena.

Organizata kriminale në të cilën janë përqendruar hetimet, e përbërë kryesisht nga persona të etnisë shqiptare, kishte lidhje të forta me një grup sicilian dhe kalabrezësh, me lidhje të fuqishme me familjen e Ndragheta-s e Mariano Comense dhe San Luca-s, edhe falë lidhjeve martesore mes të rinjve të grupeve të ndryshme.

Efektivët, gjatë ditëve të fundit kanë bërë të mundur sekuestrimin e pronave të Conti-t, tashmë në arrest shtëpie, dhe familjarëve të tij. Pasuri që vlerësohen rreth 5 milion euro dhe që dyshohet se janë ngritur me të ardhura që vijnë nga aktivitete të paligjshme.

Zjarr Tv Ad