Kolegji i Posaçëm i Apelimit ditën e sotme vendosi të shkarkojë nga detyra gjyqtarin, Artan Lazaj për mosjustifikim të pasurisë.
Shkalla e dytë e vetingut deklaroi se vendimi i KPK për shkarkimin e Lazajt ishte i vlefshëm për shkak se ishin kryer shkelje të rënda proceduriale.
Vendimin e KPK-së, e ka ankimuar vetë gjyqtari në KPA duke sqaruar se Brunilda Bekteshi kishte shkelur rendin procedurial.
KPA arsyeton se ligji nuk e lejonte që ta kthente çështjen për shqyrtim në KPK dhe për këtë arsye vendosi ta shqyrtojë vet dokumentacionin që lidhej me pasurinë e Artan Lazajt.
U konstatua se gjatë shqyrtimit, Lazaj kishte probleme me pasurinë lidhur me deklarimin e pamjaftueshëm të një apartamenti dhe për këtë arsye vendosi shkarkimin e tij.
Kjo do të thotë së Artan Lazaj për 15 vite do të qëndrojë jashtë radhëve të sistemit të drejtësisë.