Shkeli ligjin/ KPA shkarkon nga detyra gjyqtarin Artan Lazaj

0
39
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ditën e sotme vendosi të shkarkojë nga detyra gjyqtarin, Artan Lazaj për mosjustifikim të pasurisë.

Shkalla e dytë e vetingut deklaroi se vendimi i KPK për shkarkimin e Lazajt ishte i vlefshëm për shkak se ishin kryer shkelje të rënda proceduriale.

Vendimin e KPK-së, e ka ankimuar vetë gjyqtari në KPA duke sqaruar se Brunilda Bekteshi  kishte shkelur rendin procedurial.

KPA arsyeton se ligji nuk e lejonte që ta kthente çështjen për shqyrtim në KPK dhe për këtë arsye vendosi ta shqyrtojë vet dokumentacionin që lidhej me pasurinë e Artan Lazajt.

U  konstatua se gjatë shqyrtimit, Lazaj kishte probleme me pasurinë lidhur me deklarimin e pamjaftueshëm të një apartamenti dhe për këtë arsye vendosi shkarkimin e tij.

Kjo do të thotë së Artan Lazaj për 15 vite do të qëndrojë jashtë radhëve të sistemit të drejtësisë.

 

Zjarr Tv Ad