Shkencëtarët kanë gjetur një sistem të ri planetar që mund të shërbejë si “shtëpi” për alienët.
Të dy planetët janë në orbitë rreth një ylli të vogël e të ftohtë të quajtur LP 890-9, raporton Independent.
Ky është ylli i dytë që është zbuluar duke pritur planetë, pas TRAPPIST-1 po aq intrigues.
Një nga planetët e sistemit njihet si LP 890-9b dhe është vetëm 30 për qind më i madh se Toka. Është aq afër atij ylli të vogël sa që një vit zgjat vetëm 2.7 ditë.
Dhe sistemi ka një planet tjetër, krejtësisht të panjohur, i cili është quajtur LP 890-9c.
Planeti tjetër ka përmasa të ngjashme me të parin, është 40 për qind më i madh se Toka – por një vit më i gjatë, i duhen 8.5 ditë për të bërë rrugën rreth yllit.
Hulumtimi i ri u ndërmor duke përdorur teleskopë me bazë tokësore të quajtur Speculoos.
Shkencëtarët kishin filluar vëzhgimet e reja me shpresën për të konfirmuar ekzistencën e planetit të parë, i cili u vu re për herë të parë si një botë potenciale nga Sateliti Transiting Exoplanet Survey i NASA-s, i cili kërkon planetë jashtë sistemit tonë diellor. Por vëzhgimet gjetën edhe planetin e dytë.
Ky planet i fundit është brenda “zonës së banueshme” të yllit, që do të thotë se nuk është as shumë i nxehtë apo i ftohtë për jetën aliene.
“Zona e banueshme është një koncept sipas të cilit një planet me kushte të ngjashme gjeologjike dhe atmosferike si Toka, do të kishte një temperaturë sipërfaqësore që lejon ujin të mbetet i lëngshëm për miliarda vjet”, tha Amaury Triaud, një profesor i Ekzoplanetologjisë në Universitetin e Birminghamit dhe udhëheqës i grupi i punës Speculoos që caktoi vëzhgimet që çuan në zbulimin e planetit të dytë.