Shkencëtarët gjejnë një sistem të ri planetar që mund të jetë ‘shtëpia’ e alienëve

0
69
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shkencëtarët kanë gjetur një sistem të ri planetar që mund të shërbejë si “shtëpi” për alienët.

Të dy planetët janë në orbitë rreth një ylli të vogël e të ftohtë të quajtur LP 890-9, raporton Independent.

Ky është ylli i dytë që është zbuluar duke pritur planetë, pas TRAPPIST-1 po aq intrigues.

Një nga planetët e sistemit njihet si LP 890-9b dhe është vetëm 30 për qind më i madh se Toka. Është aq afër atij ylli të vogël sa që një vit zgjat vetëm 2.7 ditë.

Dhe sistemi ka një planet tjetër, krejtësisht të panjohur, i cili është quajtur LP 890-9c.

Planeti tjetër ka përmasa të ngjashme me të parin, është 40 për qind më i madh se Toka – por një vit më i gjatë, i duhen 8.5 ditë për të bërë rrugën rreth yllit.

Hulumtimi i ri u ndërmor duke përdorur teleskopë me bazë tokësore të quajtur Speculoos.

Shkencëtarët kishin filluar vëzhgimet e reja me shpresën për të konfirmuar ekzistencën e planetit të parë, i cili u vu re për herë të parë si një botë potenciale nga Sateliti Transiting Exoplanet Survey i NASA-s, i cili kërkon planetë jashtë sistemit tonë diellor. Por vëzhgimet gjetën edhe planetin e dytë.

Ky planet i fundit është brenda “zonës së banueshme” të yllit, që do të thotë se nuk është as shumë i nxehtë apo i ftohtë për jetën aliene.

“Zona e banueshme është një koncept sipas të cilit një planet me kushte të ngjashme gjeologjike dhe atmosferike si Toka, do të kishte një temperaturë sipërfaqësore që lejon ujin të mbetet i lëngshëm për miliarda vjet”, tha Amaury Triaud, një profesor i Ekzoplanetologjisë në Universitetin e Birminghamit dhe udhëheqës i grupi i punës Speculoos që caktoi vëzhgimet që çuan në zbulimin e planetit të dytë.

Zjarr Tv Ad