“Shkoi në SPAK të bashkëpunonte me prokurorin”, Haxhiu krahason Veliajn me mafiozin italian që bashkëpunoi me drejtësinë

0
306
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas deklaratave të kryebashkit të Tiranës Erion Veliaj në adres të tij, analisti Baton Haxhiu i është përgjigjur nga emisioni “Opinion”.

Haxhiu i cilësoi primitive deklaratat e Veliajt, i cili tha se është përzënë nga Kosova dhe bën analistin në Shqipëri.

Analisti i bëri një krahasim shkuarjes së Veliajt në SPAK me Tommaso Buscetta, një nga mafiozët më të rrezikshëm në Itali, i cili bashkëpunoi me drejtësinë dhe pushoi së qeni mafioz.

Sipas Haxhiut, edhe Veliaj bëri të njëjtën gjë ditën e sotme, duke thënë se shkoi të bashkëpunonte me prokurorin.

“Është shumë primitive. Bota është vend i lirë, mendimet dhe veprimet e njerëzve bëhen në secilin vend kua ta mendon se duhet të shkruajnë. a e dini historinë e Flakones, Tommaso Buscetta, i cili filloi të bashkëpunonte me Flakonen, kur ka filluar të bashkëpunojë, e di çfarë ndodhi me Buscetta? Ka pushuar se qeni mafioz. Sot Erion Veliaj ka shkuar dhe bashkëpunuar ndershëm me kryeprokurorin. E kam këtë reagim se ka një fjali që një krybashkiak nuk flet për mediat. Nuk flet për mënyrën se si ata i qasen një krybashkiaku që bën punë publike. nëse ai përdor për katër gazetar që kanë patur një qëndrim dhe unë nuk kam dhënë asgjë. Unë kam thënë se nëse do të isha kryetar i Bashkisë nuk do hezitoja dhe do të jepja dorëhqejë. Veliaj ka dy çështje para vetes, morale dhe politike. Nëse nuk zgjedh çështjen morale, pra të jap dorëheqjen, atë herë i bie ajo politike. Unë tre herë e kam takuar Veliaj dhe marrëdhëniet e mia janë krejt sipërfaqësore”,-tha Haxhiu.

Zjarr Tv Ad