Shkon në 25 numri i kontrollorëve, që janë shoqëruar në policinë e Tiranës…

0
52
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e sotme, ka shkuar në 25 numri i kontrollorëve, që janë shoqëruar në policinë e Tiranës. Numri mund të rritet në orët në vijim, pasi në polici pritet që të përfundojnë të gjithë punonjësit që bënë rezistencë.

Për këtë, Prokuroria ka nisur hetimet me akuzën e shpërdorimit të detyrës për kontrollorët, që me grevën e tyre kanë pezulluar fluturimet duke bllokuar punën në aeroportin e Rinasit, i vetmi që ka Shqipëria.

Shoqërimet janë bërë me urdhër të prokurorisë, për shkak të kallëzimit që kompania Albcontroll ka bërë, për kontrollorët që braktisën punën, duke u futur në grevë.

Zjarr Tv Ad