Ka shkuar në 259 numri i personave të prekur nga koronavirusi në vendin tonë.
Në një dalje për mediat, Silva Bino nga Instituti i Shëndetit Publik tha se në 24 orët e fundit nga 152 persona të testuar janë konfimruar 16 raste të reja.
Ndërsa numri i viktimave deri tani ka shkuar në 15. Të shëruar nga COVID-19 janë gjithsej 67 pacientë.
Një tjetër e dhënë nga ministria e Shëndetësisë është se mosha mesatare e rasteve pozitive me COVID-19 është 50 vjeç, ndersa e personave qe kane humbur jeten 66 vjec.
79 pacientë të shtuar në spital-Në shërbimin infektiv aktualisht janë 79 të shtruar. 7 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 4 nga këta janë të intubuar. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente. Ndërkohë në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi” kemi 1 pacient të shtruar.
Harta e të prekurve nga COVID-19
Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Durrës, Kavajë dhe Korçë, përveç rasteve të zbuluar për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik dhe ku po punohet me shumë intesitet nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive
– Tiranë 140 raste
– Durrës 29 raste
– Lushnje 4 raste
– Elbasan 5 raste
– Fier 23 raste
– Kavajë 5 raste
– Rrogozhinë 2 raste
– Korçë 16 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 8 raste
– Lezhë 5 raste
– Berat 1 rast
– Has 2 raste
– Krujë 5 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 3 raste
– Mirditë 2 raste
Apeli për qytetarët-Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet edhe një herë me një lutje qytetarëve: Respektoni masat e distancimit social sepse vetëm kështu mund ta përballojmë këtë sfidë!
Ministria e Shëndetësisë apelon qytetarët të telefonojnë në numrin 0800 40 40 për përfitimin e barnave me rimbursim dhe çdo pyetje për COVID-19, ndërsa në numrin e urgjencës kombëtare 127 duhet të telefonojnë nëse dyshojnë se kanë shenja të COVID-19.