Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Një fëmijë 3 vjeç e gjysmë ka rrezikuar mbytjen në bregdetin e Sarandës. Vogëlushi nga Tirana ka mbërritur në urgjencën pediatrike të Sarandës pa frymëmarrje dhe pa vetëdije, sipas News 24.
Por ndërhyrja e menjëhershme e mjekësve ka bërë që 3-vjeçari të kthehet në jetë. Mjekët i kanë vendosur menjëherë oksigjen dhe sonde nazogastrike për të nxjerre ujin e aspiruar.
Mësohet se i mituri do dërgohet për ndjekje e trajtim te mëtejshëm në QSUT me helikopter.
Sipas bluzave të bardha të pediatrisë Sarandë bëhet me dije se “Pranëmbytja është mbijetesa( edhe e përkohshme) mbi 24 orë nga momenti i mbytjes. Dëmtimi që vjen si pasoje është asfiksia, mbingarkesa me likide, dëmtimet pulmonare dhe hipotermia( ulja e temperaturës).