Rrëzimi i Dritan Abazoviç, reagon BE: Mali i Zi ka nevojë për një qeveri pro evropiane

0
31
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mali i Zi, sipas kryetarit të delegacionit të Parlamentit Evropian për bashkëpunim me Malin e Zi, Vladimir Bilçik, ka nevojë për një qeveri vërtet pro-evropiane që mund t’i japë përparësi reformave strategjike të Bashkimit Evropian, në vend të interesave të ngushta politike. Deklarata e eurodeputetit sllovak, vjen një ditë pasi parlamenti malazez votoi pro mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë së Dritan Abazoviçit.

“Pas votimit të mosbesimit të mbrëmshëm, Mali i Zi ka nevojë për një qeveri vërtet pro-BE, e cila mund t’i japë përparësi reformave strategjike të BE-së mbi interesat e ngushta politike”, ka shkruar Biliçik në Twitter.

Sipas tij, Mali i Zi mund të anëtarësohet në unionin evropian në ditën kur të zgjidhë me sukses disa detyra të vështira politike të brendshme.

“Ne jemi të gatshme të ndihmojmë”, ka shtuar ai.

Për shkarkimin e Qeverisë votuan 50 deputetë të pranishëm dhe një kundër. Parlamenti i Malit të Zi ka gjithsejtë 81 deputetë. Për rrëzimin e një qeverie duhen 41 ose më shumë.

Iniciativa për mosbesimin ndaj qeverisë së Abazoviç-it është paraqitur nga 36 deputetë të DPS-së, Partisë Socialdemokrate, Partisë Liberale, Socialdemokratëve dhe disa partive të tjera, pak orë pasi Abazoviç nënshkroi Marrëveshjen Themelore me Patriarkun e Kishës Ortodokse Serbe.

Në arsyetimin e tyre thuhej se Qeveria ka pasur detyrë prioritare që të krijojë parakushte për intensifikimin e procesit të integrimit evropian të Malit të Zi, bazuar në reformat e sistemit gjyqësor dhe forcimin e sundimit të ligjit. Ai shtoi se nevojitet një qeveri “që mund t’i japë përparësi reformave strategjike të BE-së mbi interesat e ngushta politike”.

Zjarr Tv Ad