“Shkrirja e Ministrisë së Kulturës nuk më habit”, Auron Tare: Nuk kishte rol parësor

0
38
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Historiani Auron Tare ishte i ftuar në një lidhje direkte për Euronews Albania për të folur për shkrirjen e Ministrisë së Kulturës.

Ai tha se nuk u habit nga vendimi i qeverisë për ta shkrirë ministrinë në atë që tashmë do të njihet si Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, pasi ajo gjithsesi nuk kishte ndonjë rol parësor.

“Ne në përgjithësi këto vite kemi pasur një ministri kulture e cila postonte foto, bënte një lloj PR mediatik dhe jo detyrimisht impakt në monumente apo në trashëgiminë kulturore. Mendoj se dalëngadalë, shuarja, apo mosfunksionimi i kësaj ministrie do të vinte në këtë pikë. Nuk është se shikoj ndonjë çudi të madhe. Nuk më çuditi fare që Ministria e Kulturës po bashkohet me një ministri tjetër, sepse ajo nuk kishte rol parësor”,-tha Auron Tare.

I pyetur se çlidhje ka Ekonomia me Kulturën, Tare risolli në vëmendje parkun e Burtitnit, duke thënë se trashëgimia kulturore mund të përdoret si aset ekonomik i zhvillimit rural.

“Nëse më jepni pak hapësirë do të mundohet t’ju shpjegoj këndvështrimin tim. Unë personalisht bëj leksione të ndryshme në universitete të ndryshme kur më ftojnë pikërisht me një koncept që Shqipëria ka qenë një nga pionerët e hershme, ku parku kombëtar i Butrintit u kthye në aset ekonomik për zhvillimin e zonës”,-tha Tare.

Zjarr Tv Ad