Shkuarja e Vasilit në SPAK, gazetarja jep detajet: Ka ardhur letër-porosi nga …

0
651
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetarja Klodiana Lala ka treguar detajet nga shkuarja në SPAK e nënkryetarit të Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, i cili ka dëshmuar në lidhje me dosjen e lobimi të ish-Lëvizjes Socialiste për Integrim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lala ka deklaruar se bëhet fjalë për 2 kontrata lobimi, që kapin një shifër rreth 700 mijë dollarë dhe nuk janë deklaruar në formularët e Komisionit Hetimor të Zgjedhjeve. Ajo shtoi më tej se prokurorët e çështjes kanë administruar një letër-porosi nga Shtetet e Bashkuara, që është duke u përkthyer, si dhe sipas saj, është kërkuar informacion edhe në disa vende të tjera të Bashkimit Europian.

“Zoti Vasili është pyetur në kuadër të këtij hetimi. Patjetër që javën e ardhshme pritet të thirren dhe financierët sepse ata janë njerëzit që në një farë mënyre bëjnë pagesat, i pasqyrojnë ata. Sipas kallëzimit rezulton që paratë nuk janë të deklaruara, pra 700 mijë dollarët nuk janë të deklaruara në formularët e Komisionit Hetimor të Zgjedhjeve sikurse e parashikon ligji dhe burimi i tyre është i paqartë, është një burim që dyshohet të jetë krijuar nga veprimtari jo të ligjshme. Në informacionin që unë kam, prokurorët e çështjes kanë administruar një letër-porosi nga Shtetet e Bashkuara, është duke u përkthyer, është kërkuar informacion edhe në disa vende të tjera të Bashkimit Europian, por nuk është vetëm kjo histori në SPAK, që është një histori e nxehtë që kërkon përgjigje,” – u shpreh Lala në një intervistë për Euronews Albania.

Zjarr Tv Ad