Shkullaku: Ja pse Rama i shmanget opozitës

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti, Armand Shkullaku, ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me situatën politike në vend.

I ftuar në Syri Tv, ku po diskutohet se, ‘pse Edi Rama i shmanget opozitës’, analisti Armand Shkullaku u shpreh se, Rama nuk mund të përballet sepse ka një bilanc katastrofik në 10 vite pushtet.

Sipas tij, Rama është njeriu që ka ndaluar debatin dhe ballafaqimin publik të ideve në vend.

Shkullaku: ‘Edi Rama është njeriu që ndaloi debatin, ballafaqimin e ideve, premtimeve, tezave, vizioneve për vendin që është e shëndetshme për çdo shoqëri dhe e dyta kaseta e gatshme, mbledhjet e PS-së me regji.

Ne i mbajmë mend mbledhjet e PS-së kanë qenë nga më demokratiket, që ka pasur një forcë politike jo vetëm në Shqipëri, por edhe në rajon. Kanë qenë të hapura, me kamera, gazetarë që shkruanin çfarë donin, intervistonin kë donin. Tani nuk lejohet asgjë në PS, veç materiali që vjen me regji qendrore.

Nuk thashë që Balli Kombëtar është më demokrat se ju. Unë po jap autorësinë Edi Ramës që e shfrytëzoi teknologjinë për të na përcjellë mesazhin.

Unë po them që ky hoqi të drejtën tonë për informim direkt dhe na i sjell të gatshme. Z. Peka kërkon debat në studiot televizive të PS-së me kundërshtarin. Ke dëgjuar ndonjë debat në PS, deri më sot? Ke parë ndonjë që të reagojë.

Njeriu ka mendim ndryshe për emigracionin, taksat, ka një mendim ndryshe për ciklin e femrave, kërkon ditë pushimi, njëri mund të jetë pro, tjetri mund të jetë kundër.

Ka gjithmonë debate, njëri është për legalizimin e debatit, tjetri është kundër. Se çfarë bëni ju, ka plot legjenda kur bëheni bashkë.

Detyrimi është ndaj publikut, duam apo nuk duam ne.

Rama mendon se vënë përballë Blendi Klosin me Flamur Nokën, ai krijon një lloj alternative të pushtetit të vet. Ose Edi Rama me Sali Berishën dhe ai nuk do ta krijojë këtë përshtypje, thotë jam vetëm unë, këto të tjerët nuk janë.

Është i vetmi kryeministër që kemi parë, që në 10 vite bilancin e ka katastrofik. Po të marrësh premtimet e Ramës nga 2013 e sot jemi në 2023, kushdo eksponentë i opozitës të jetë përballë thotë, ku e ke buxhetin për arsimin që e premtove në 2013, shëndetësinë falas bashkë me Ilir Beqajn, buxhetin për bujqësinë, ku e ke që negociatat do të hapen që në vitin e parë të qeverisjes tonë.

Rama nuk do kështu ballafaqimesh, ai do tepsinë, një dajre tepsinë, mua, dhe ecni përpara, unë nuk kam kundërshtarë. Unë mendoj se ti shmangesh detyrimit ndaj atyre që të paguajnë unë mendoj se është një tjetër ‘vjedhje’ e të drejtës e atyre që të kanë caktuar aty, se atë nuk e ka caktuar Jezu Krishti’.

Zjarr Tv Ad