Shkullaku: Nuk ka dalë Olsi i pafajshëm, thjesht SPAK i bëri dhuratë Ramës para zgjedhjeve

0
102
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari Armand Shkullaku deklaron se Olsi Rama nuk është shpallur i pafajshëm dhe as i fajshëm. Shkullaku u shpreh se, përgjigja e SPAK për çështjen e Olsi Ramës, është thjeshtë një dhuratë për Edi Ramën e bërë parazgjedhjeve.

Shkullaku shprehet se SPAK nuk e ka mbyllur juridikisht dosjen ‘Xibraka’ dhe i thotë Ramës “merre një akullore dhe lëpije të dielën 35 minuta dhe hidhi hi në sy shqiptarëve sikur vëllai jot doli i pafajshëm”.

“Një çështje që ka qenë e pezulluar, SPAK e rihap dhe çfarë bën më pas. E ripezullon, pra nuk e mbyll.

Kush është çështja këtu. Ky ka bërë hapjen e një çështje të pezulluar, të cilën e ka ripezulluar sepse po të hapte një çështje për Xibrakën me fraksion Olsi Ramën, do të duhej ta çonte në gjykatë, për mbylljen e hetimeve jo pezullimin e tyre. Kur mbyllen hetimet e vendos gjykata.

Ne duhet ta bënim gjyqin me provat që sjell prokuroria e ky është skandali më i madh.

Çfarë prove sjell prokuroria dhe kush është hetimi i prokurorisë. Pse nuk e çon në gjykatë dosjen e Olsi Ramës. U bënë hetimet, rezultoi se Olsi Rama është i pafajshëm, e çon në gjykatë dhe aty thuhet është i pafajshëm.

Sepse po ta çojë dhe ti bëjë fraksion dosjes së Olsi Ramës, gjykata do të kërkojë disa hetime që mbeten dhe po u kërkuan të thellohen në hetim, do të dalin ndoshta ato që thotë Gaz Bardhi.

Por prokurori e mbyll dhe që ta ketë prapanicën e sigurtë që të mos i ndodhë ajo që i ndodhi me Elbasanin, që tha se nuk ka materiale zgjedhore dhe pastaj i dolën, prokurori thotë të thellohet policia dhe të gjejë se kush është. Ndërkohë që ka një deklaratë të ish-ministrit të Brendshëm, Taulant Balla i cili thotë, e di unë kush është.

E ka thirrur ky Taulant Ballën, i ka kryer të gjithë procedimet. Nuk ka bërë asnjë veprim, ka bërë gjoja sikur i ka kryer dhe ky është sekret tani.

Kjo është gjithë loja që ka bë SPAK. Nuk e ka mbyllur juridikisht dhe i thotë Ramës, merre një akullore dhe lëpije të dielën 35 minuta dhe hidhi hi në sy shqiptarëve sikur vëllai jot doli i pafajshëm. Nuk ka dalë Olsi Rama as i fajshëm as i pafajshëm, SPAK i ka bërë një dhuratë Ramës, para zgjedhjeve”– tha Shkullaku në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV.

Zjarr Tv Ad