Shkupi kërkon të rrëmbejë Guinness-in për pemën më të madhe të “gjallë”

0
20
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeqytet i Maqedonisë së Veriut, Shkupi, po e sfidon veten këtë vit për të thyer rekordin e Guinness për pemën më të madhe të Krishtlindjes të formuar nga njerëzit. Nismës së bashkisë ju bashkuan me mijëra banorë të Shkupit.

“Faleminderit të gjithë banorëve të Shkupit që morën pjesë në këtë ngjarje të Vitit të Ri sepse ideja e të gjithë neve është e njëjtë, qyteti ynë të jetë qyteti ku bëhet pema e Krishtlindjeve më e madhja që jeton në botë”, tha kryebashkiaku Petre Shilegov.

E gjithë ngjarja që u mbajt të shtunën, 21 dhjetor, është filmuar me dron. Pamjet do tu dërgohen  për vlerësim  ekspertëve të Guinness-it.

“Ne presim që këto ditë të marrim një përgjigje nëse kemi arritur të thyejmë rekordin e Guinness. Pema që mban rekordin kishte rreth 4,020 njerëz. Ne synuam 5,500. Nuk e realizuam atë numër, por në çdo rast pas asaj që pashë nga regjistrimet e dronit, mendoj se arritëm të thyejmë rekordin. Le të presim që ajo të jetë zyrtare”, tha Shilegov.

Rekordin për pemën më të madhe të Krishtlindjes me njerëz e mban India që prej 2015.

Zjarr Tv Ad