Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Ditën e shtunë, moti në vend do të vijojë me vranësira mesatare dhe të dendura, si dhe intervale të shkurtra me diell. Reshjet e shiut, me intensitet të ulët nisin në orët e paradites të herëpashershme. Gradualisht, reshjet do të shtojnë intensitetin deri në mesatar.
Në orët e pasdites e të mbrëmjes, reshjet e shiut do të marrin karakter rrebeshesh me shkarkesa elektrike përgjatë vijës bregdetare.
Era, do të fryjë me drejtim Juglindje – Jugperëndim, e lehtë e mesatare ndërsa në bregdet e vrullshme dhe me rrahje deri 15m/sek , duke u shoqëruar me një valëzim të forcës 4-5 ballë.
Temperaturat parashikohen në:
zonat malore 7ºC deri në 17ºC
zonat e ulëta 10ºC deri në 23ºC
zonat bregdetare 12ºC deri në 23ºC