Shopping në Gjermani? Ja axhenda që ndoqi ministrja Kodheli

0
849
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sot disa portale publikuan një lajm të një gazete të përditshme gjermane, “Hamburg Morning Post” e cila shkruante se ministrja shqiptare Mimi Kodheli kishte hyrë në “Alsterhaus” në Hamburg, që është një top listën e 10 qendrave me atraktive turistike të Hamburgut por edhe qendër tregtare. Sipas gazetës gjermane, ministrja Kodheli ka hyrë të bëjë pazar.

Lexo.al, për të konfirmuar nëse Mimi Kodheli, ministrja e jonë e Mbrojtjes, ishte në Gjermani për takime të rëndësishme pune apo edhe për pazaret e saj, kontaktoi me Atasheun e Shqipërisë në Berlin, zotin Arben Demollari, duke i kërkuar kështu axhendën e plotë të takimeve të Kodhelit.mailiKujtojmë që axhenda është punuar nga të dyja palët, në fund u miratua dhe u realizua sic është përshkruar në versionin e bashkangjitur.

Demollari na u përgjigj duke na mundësuar kështu nëpërmjet palës gjermane axhendën zyrtare të ministres Kodheli në Berlin dhe Hamburg ku ishte e ftuar nga homolog’ja gjermane Ursula von der Leyen.

1Lexo.al sjellë më poshtë axhendën e plotë, ku shihet qartë që takimi në “Alsterhaus” ka qenë e paracaktuar në programin zyrtar, duke hedhur poshtë kështu median gjermane, nga e cila buroi edhe raportimi në portalet shqiptare.

2

Siç vihet re nga e-mailet, ka qenë pala gjermane dhe pala shqiptare që kanë dhënë informacionin dhe janë treguar e gatshme për çdo informacion tjetër./ lexo.al

Burimi : / Javanews.al


Zjarr Tv Ad