Shoqërimi i Ramës nga policia gjermane, avokati Goxhaj: Lajm shumë i mirë për ne, duhet ti kërkojmë llogari për të gjitha masat që ka marrë në Shqipëri

0
188
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Avokati Altin Goxhaj ka qenë i ftuar në studion e Faxnews, për të folur për incidentin e Ramës në Gjermani, ku u shoqërua nga policia për shkak se nuk mbante maskën.

Duke e konsideruar si një lajm të mirë për shqiptarët, Goxhaj tha se edhe njëherë ky incident tregoi se masat e vendosura në kuadër të pandemisë në vendin tonë kanë qenë absurde. Ndër të tjera Goxhaj shtoi se duhet ti kërkojmë llogari për të gjitha masat që ka marrë gjatë këtyre 2 viteve.

Goxhaj: Është një moment shumë i rëndësishëm.

Ashtu sic na coi ne Rama në burgje. Lajmi i vërtetë nuk është pse Rama nuk mbajti maskë por pse ai na ka ndëshkuar ne për maskën. Ka të bëjë më faktin se si ne na futi në burg në mënyrë të padrejtë. Është tek të gjitha masat absurde që mori, ne kemi një dëshmor për këtë, është Klodian Rasha.

Në fakt është një cështje thelbësore që ka të bëjë me të drejtat themelore të njeriut që janë shkelur në këto 2 vjet. Në këtë histori muund të shtjellohet cfarë ka ndodhur në këto 2 vjet. Rama e di që ajo maskë është idiote nuk duhet mbajtur. Në fillimet e para ai nuk ka qenë i qartë se cfarë po ndodhte, e përdori pandeminë për të vjedhur më shumë.

Edi Rama rri me kokat drejtuese të pandemisë në botë. Unë jam i gëzuar që e bëri këtë gjë, pasi jam dakort me atë që bëri, ai është në bankën e të akuzuarve, ai ka qënë i ndërgjegjshëm që kanë qënë absurde ato që ka bërë në Shqipëri.

Ajo që ka ndodhur është rasti më i mirë të rikërkojmë një rivlerësim të dy viteve të fundit në Shqipëri. Me ca të drejtë na kanë arrestuar?Por Rama e di që këto masa nuk kanë lidhje me shëndetin publik, duhet ti kërkojmë llogari për të gjitha masat që ka marrë, sjellja e tij në këto dy vjet është kreyministri që bën sikur , dhe kur është përpjekur për të bërë tamam, u përpoq të bënte disa gjëra me studentët dhe ua la dekanëve dhe rektorëve.

Është një lajm shumë i mirë për ne.

Zjarr Tv Ad