“Fermerit në Shqipëri i mungojnë subvencionet”, Agim Rrapaj flet për vështirësinë e prodhimit bujqësor vendas: Duhen të rriten investimet për vaditje!

0
29
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Agim Rrapaj, president i KASH gjatë një interviste për “Fax News” ka folur për vështirësitë që po kalon fermeri në Shqipëri të cilit i mungojnë subvencionet.

Rrapaj thekson se duhet të rritet mbështetja për fermerin në mënyrë që të rriten sipërfaqet e tokave bujqësore dhe të ketë më shumë prodhim vendas. Gjithashtu Rrapaj ngriti shqetësimin e fermerëve të cilëve u mungojnë investimet në kanalet vaditëse.

“Në këtë situatë është domosdoshmëri mbështetja me financim i sektorit të bujqësisë por jo vetëm, por e gjithë hallkës e prodhuesit ushqimor. Shqipëria ka një tokë të begatë dhe një klimë që i mbijeton ngjarjet e dhimbshme që ndodhën dhe kjo tregon se kemi një potencial për të prodhuar produktet bazë ushqimore në vend. Unë jam pro mbjelljes dhe të shërbesh blektorisë dhe të rriten numri i krerëve por në realitet po ndodh e kundërta. Qendrat e grumbullimit duhet të mbështeten sepse këto investime i shërbejnë fermerëve por fryma e investimit nuk ishte ajo që buhej. Fermerët duhet të rritë sipërfaqet e mbjella por nuk mund të rriten kur nuk kanë subvencione.

Përpjekjet për mbijetesë të fermerit – Shteti nuk ndikon tek fermerët mbijetesë as tek ata që janë poshtë limiteve që shteti ka vendosur për ti ndihmuar. Ndihma me këtë skemë që kemi është e papërshtatshme për situatën , kushtet që ka Shqipëria dhe e papërshtatshme për eficencën e përdorimit të parave të buxhetit. Për të gjitha ka argument. Ne kemi nevojë për cdo lloj prodhimi në mënyrë që të ulim numrin e importit. Është e domosdoshme për investimet që të kryen. Nëse ne do ta lëmë tokën pa punuar krijon një problem të madh për ta kthyer në gjendjen fillestare. Ky është një problem tjetër që Shqipëria po e vuan pasi toka produktive lihet e papunuar.

Shqipëria është një vend që ka 1.8 milionë parcela nga 340 mijë që ka pasur. Kjo mungesë e mekanizimit dhe ulja e investimeve në ujitje kanë faktorë që kanë ndikuar në pikat kryesore të sektorit të bujqësisë dhe shpesh herë janë kapërcyer edhe vijat e kuqe. Fermeri pa ujitje është sic gjë”, tha Rrapaj.

Zjarr Tv Ad