Shoqërohet në polici Ilir Vrenozi, reagon menjëherë Ilir Meta: Edhe kjo besoj RASTËSI

0
114
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i PD Lulzim Basha është pritur me protesta sot nga demokratët në qytetin e Korçës. Mbështetës të ish-kryeministrit Sali Berisha me pankarta në duar, me thirrjet “Basha ik” dhe “Jemi demokratë e jo bukëshkelur”, kanë pritur kryedemokratin në hyrje të “Kinema Milenium”, aty ku po zhvillohet takimi.

Në këto momente është dashur ndërhyrja e policisë dhe më pas protestuesit janë larguar. Pas kësaj mësohet se dy persona janë shoqëruar në komisariatin e Policisë së Korçës mes tyre, edhe personazhi i njohur, Ilir Vrenozi. Pas kësaj i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i presidentit Meta në Twitter i cili shkruan: Edhe kjo besoj RASTËSI, por e vërtetë se më njoftoi vetë adashi im. Ti urojmë një intervistë konstruktive dhe demokratike.

Nga Republika e Shqipërisë, në Republikën Socialiste të Rastësive.

Zjarr Tv Ad