Shoqëronte Ervis Martinaj para zhdukjes, Gjykata jep dënimin për Jeton Lami

0
211
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata e Lezhës ka dënuar me 2 vite e 10 muaj burg, ish-agjentin e Operacionales Jeton Lamin. Burime për mediat bëjnë me dije se për shkak të gjykimit të shkurtuar Lamit, i ulet 1/3 e dënimit.

Kujtojmë se ish-agjenti i Operacioniales u arrestua në muajin gusht 2022, vetëm disa ditë pasi familja e Ervis Martinajt denoncoi humbjen e kontakteve me të.

Jeton Lami rezultoi ndër personat e fundit që kishte patur kontakte me Martinajn, e vërtetuar dhe me pamje filmike, ku ai e ka shoqëruar në një hotel në Durrës.

Lami refuzoi që të bashkëpunonte me drejtësinë dhe nuk pranoi që të tregojë informacione në lidhje me Ervis Martinajn.

Sipas SPAK bashkëpunimi me të do të ishte me tepër rendësi, pasi deklarimet e tij mund të hidhnin dritë edhe për fatin e të shumëkërkuarit, Martinaj, i cili që prej 9 muajve rezulton i zhdukur.

Zjarr Tv Ad