Shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh, “arrest shtëpie” për 18 punonjësit e burgut të Fierit (EMRAT)

0
53
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata e Tiranës, pas një hetimi disa mujor nga Shërbimi i Kontrlloit të Brendshëm pranë Ministrisë së Drejtësisë, caktoi sot masat e sigurisë për 18 punonjës të burgut të Fierit.

Ata akuzohen për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh. Po ashtu dyshohet se punonjësit kanë abuzuar me lejet e hyrje-daljeve të të dënuarve.

Për të 18 punonjësit është vendosur masa “Arrest shtëpie”:

EMRAT E PUNONJËSVE: Gerard Nonaj, Ervis Alliaj, Bashkim Meci, Eris Isufaj, Albi Rezhda, Dorjan Nukaj, Arbri Gjermeni, Enflor Hoxha, Florida Mata, Fatos Lika, Neritan Mataj, Mato Mataj, Ermal Licaj, Xheniana Buzi, Denisa Bendaj, Sidorela Vogli, Jonida Qato, Eduart Rrapaj

Kujtojmë se pak ditë më parë një emision investigativ u zbulua një skandal në burgun e Fierit, ku punonjës të këtij institucioni kërkonin 600 euro për “pastrimin” e dëshmisë së penalitetit.

Zjarr Tv Ad