Vishet “si nuse” në dasmën e Armina Mevlanit dhe Shkëlzen Berishës, ndjekësit “kryqëzojnë” këngëtaren e njohur

0
626
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Prej mbrëmjes së djeshme (25 shtator) videot dhe fotot nga dasma e Armina Mevlanit dhe Shkëlzen Berishës kanë pushtuar mediat dhe rrjetet sociale.

Dyshja pas pothuajse një dekade kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë në një festë madhështore ku tradita shqiptare mbizotëroi. Në këtë ceremoni ishin afro 300 persona të ftuar, ku nuk munguan edhe shumë figura publike.

Armina në veçanti ishte kujdesur për çdo detaj, deri tek atmosfera. Ndër këngëtarët që ndezën festën me muzikën e tyre ishte edhe Eranda Libohova.

Kjo e fundit, i kishte kushtuar rëndësinë e duhur kësaj ftese, duke u paraqitur me një veshje serioze dhe plotë stil në ngjyrë të bardhë. Epo pikërisht këtu çalon gjëja!

 Fansat e këngëtares nuk i kanë kursyer kritikat në sektorin e komenteve, duke i rikujtuar Erandës “mitit” që atë ditë askush përveç nuses nuk duhet të veshë të bardha.

  Libohova nuk hezitoi t’u kthente përgjigje të gjithëve, duke u shprehur se ajo nuk i përqafon këto rregulla. Madje ironizoi ndjekësit duke thënë se me xhaketë vetëm si nuse nuk dukej.

Kujtojmë që më herët Mevlani dekraroi se zgjodhën shtatorin për të kurorëzuar dashurinë e tyre, pasi të dyve iu pëlqen vjeshta.

Blogerja tregoi gjithashtu se pas dasmës do të vazhdojë të mbajë mbiemrin e saj.

Zjarr Tv Ad