Shpërthen Mentor Kikia: Ne nuk kemi për t’u bërë kurrë, Rama del paralajmëron se vendi do të përfshihet nga kriza e energjisë, mbështetësit e tij e urojnë, bravo, respekt për ty, je i mrekullueshëm!

0
178
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari Mentor Kikia, shprehet pesimist për gjendjen e vendit tonë. Nisur nga zhvillimet e fundit në vendin tonë, Kikia shkruan se pavarësisht se e ka urryer gjithmonë shprehjen se ‘Ne nuk bëhemi kurrë’ sot është i mendimit se ‘ne nuk kemi për t’u bërë kurrë’ dhe për këtë rendit arsyet.

Postimi i plotë:

“Përse ne nuk kemi për tu bërë kurrë… Shprehja që kam urryer më shumë ka qenë: Nuk bëhemi ne jo… Ky vend nuk do të bëhet kurrë… Por nga viti në vit, edhe unë i jam dorëzuar këtij fataliteti. Nuk e di se cili është burimi, por di të them, se ka ca tregues këtu që na thonë se ky vend e kjo shoqëri nuk mund të bëjë e nuk mund të jetë më shumë nga sa është tani.

Po rendis katër tregues: 1-Kryeministri Rama del publikisht dhe paralajmëron se vendi do të përfshihet nga kriza e energjisë, që do të thotë se, sëpaku, mund të shkohet në një rritje çmimi. Në rrjet, mbështetësit e tij e urojnë: Bravo! Respekt per ty! Je i mrekullueshëm! 2-Taulant Balla, drejtues i PS për Qarkun Fier, shkon në Patos për punë. Bashkia organizon koncert me valle popullore për ta pritur. Një tufë burra e gra kërcejnë me saze e kostume popullore.

3-Sali Berisha organizon “kryengritjen” në PD për të rrëzuar Bashën, meqë ai e përjashtoi nga grupi parlamentar. Pas 30 vjetësh, ai thotë se do të kthejë demokracinë në PD. Turma e ndjek në ekstazë, si 3 dekada më parë. 4-Fatos Nano ka ditëlindjen. Rrjeti vlon nga urimet dhe vlerësimet. Nano ishte kryeministri që instaloi metodat “moderne” të korrupsionit në Shqipëri. Të tjerët i çuan lart e më lart. Metestazat e tij janë ende në trupin e tharë të ekonomisë shqiptare.

Unë nuk jam fare dakord me ata që thonë se mos ta fajësojmë popullin për gjëmat që bëjnë politikanët: Unë them që po, populli ka faj që çke me të.“- shprehet Kikia.

Zjarr Tv Ad