Shpërthen në lot në mes të emisionit Emina Çunmulaj, tregon pse ndihmon kaq shumë njerëz(VIDEO)

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Modelja Emina Çunmulaj e ftuar sot në emisionin “Historia ime”, tregoi se do dëshironte shumë t’i ngjante nënës së saj, e cila ka ndihmuar shumë njerëz gjatë luftës në Kosovë.

Me lot në sy Emina u shpreh se njerëzit e pyesin pse ndihmon kaq shumë dhe përgjigja e saj ishte: “Nuk di ndryshe, dua t’i ngjaj mamit sa thoji i gishtit te kembes”.

“Gjatë luftës kanë kaluar shumë refugjatë që mami im i ka dhënë bukë për të ngrënë, rrobat tona ua ka veshur atyre. Mami është një engjëll që e kam kudo me vete ku shkoj, është një femër që ka qenë më e forta në këtë botë, ka luftuar për gjithçka, së pari për veten, pastaj për 6 fëmijë se ne jemi 3 motra, 3 vëllezër. Shumë njerëz pyesin pse i bën këto gjëra, pse ndihmon njerëzit. Unë nuk di ndryshe. Mami im ka patur shpirtin më të bardhë në botë. Dua t’i ngjaj mamit sa thoji i gishtit te kembes”, – u shpreh Emina.

VIDEO:

Zjarr Tv Ad