Shpërthen Salianji dhe nuk lë gjë pa thënë: Qytetarët shqiptarë kanë marrë lajme të zeza

0
66
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji në fjalën e tij në Kuvend u shpreh se kryeministri Rama nuk shkon sërish në seancë dhe asnjë nga përfaqësuesit e mazhorancës nuk flet për raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit.

Ai po ashtu theksoi se Partia Socialiste i jep krahë krimit të organizuar në vend.

Deklarata e Saljanit:

“Kryeministri nuk vjen, nuk dëgjojmë asnjërin që të përmendë e t’ju thotë shqiptarëve për raportin e DASH. Atë qe e di i madh e i vogël, për gjithçka ndodh në këtë vend. Për mos ecjen në mënyrën e duhur dhe të shpejtë në procesin gjyqësor. Ajo që e kemi thënë prej kohësh, që në zgjedhje kishte rrjedhje votash. Dy në burg, dy non grata që kanë ndikuar që diferenca sipas raportit të DASH, të bëjnë diferencën për ti dhënë mazhorancën kësaj partie që nuk mund të qeverisë Shqipërinë. Në këtë javë qytetarët shqiptarë kanë marrë lajme të zeza, rritja e taksave, pamundësia për të jetuar, rritja e çmimeve. Në Shqipëri është bërë e pamundur që të jetohet.

Në Elbasan dy superkriminel gjuajnë mes tyre policia nuk i kap. Krimineli ka mundësinë ta kapë kriminelin po policia nuk e kap dot. A ka ndonjë reagim për vrasjen në autostradë. Çdo gjë Shqipëria e ka prodhuar në të zezë. Nëse doni që të legalizohet kanabis ose jo ti cojmë te qytetarët me referendum, t’ia lemë qytetarëve në dorë, jo me pyetje Facebook. Është detyrë e jona që mungesën e legjiimitetit ta vëmë në zbatim, të ketë protesta kombëtare.”, u shpreh Salianji.

Zjarr Tv Ad