Shpërthen Shehi: Të huajt e dinë kush janë të korruptuarit në Shqipëri, na keni çarë dërrasat me moral

0
391
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kurajoze i ka quajtur kreu i LZHK, Dashamir Shehi, deklaratat e kreut të PD-së Lulzim Basha, teksa fliste në Kuvend duke hedhur akuza ndaj Kryeministrit Edi Rama, qw foli me emra se një prej biznesmenëve më të fuqishëm i administron paratë.

Shehi tha se pavarësisht se Basha është një lider që duhet të largohet nga PD, ai sot tregoi një akt kurajoz dhe për këtë duhet t’i jepen meritat.

Më tej Shehi ka thënë se nuk fajëson oligarkët, por keqmenaxhimin e qeverisë për t’i favorizuar.

Për një moment, Shehi është acaruar duke treguar se nuk është dakord me moralin që bëhet, pasi sipas tij, nuk pretendon se në Shqipëri do ngrihet një shtet si Danimarka. Ai është ndalur tek ndërkombëtarët duke argumentuar se ata i dinë oligarkët dhe zhvillimet që bëhen në Shqipëri.

Ata pasanikët e përfaqësojnë veten në parlament me njerëzit e vet. Unë nuk po them që fajtorët janë ata, po them që qeveritë q prishin rregullat dhe ata janë përfitues gjithashtu. E vetmja gjë pozitive në këtë lloj historie është se janë po të njëjtën njerëz. Po të ishin të ndryshe do ishin edhe më fatkeq. Të paktën në këtë mes janë ca njerëz të ndërmjetëm që mirë keq disa njerëz vazhdojnë bëjnë biznes. Nuk do ngrihet Danimarka këtu, por një shtet i pranueshëm. Aty ka një masë deputetësh që do kenë kurajo të denoncojnë disa fenomene negative. Na kanë çarë dërrasat me një moral kot. Nuk ma merr mendja që ata që janë të huaj nuk e dinë kush janë të korruptuarit e vërtetë. Pas 30 vitesh një kryetar opozite po vë gishtin në disa emra konkretë. Unë gjykoj qofsha i gabuar që ky është një gjest pozitiv shumë i vogël,”,deklaroi Shehi.

Zjarr Tv Ad