Shpërthim i fuqishëm në Metalurgjikun e Elbasanit, tymi mbulon zonën

0
45
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një zjarr ka përfshire pikën e skrapit pranë fabrikës Kurum në Elbasan.

Nga zjarri nuk ka të lënduar, ndërkohë ekipet zjarrfikës po punojnë për vënien në kontroll të flakëve.

“Rreth orës 11:15, dyshohet se nga një shkëndijë e krijuar si pasojë e fërkimit të mbetjeve metalike, ka rënë zjarr në një pikë për grumbullimin e skrapit, në zonën e ish-kombinatit metalurgjik, në Bradashesh. Nuk ka shtetas të dëmtuar nga flakët.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse dhe me punonjësit e kompanisë që ka në pronësi pikën për grumbullimin e skrapit, kanë bërë të mundur zhvendosjen e mbetjeve, për të parandaluar përhapjen e flakëve dhe të tymit. Grupi hetimor vijon të punojë për të dokumentuar ligjërisht shkakun e zjarrit“- thuhet në njoftimin paraprak të Policisë.

Zjarri mendohet se ka rënë si pasoje e vajrave dhe mbetjeve që mund të digjen. Dëshmitarët thonë se nuk ka pasur shpërthim, zjarri ka filluar në pikën e skrapit i akumuluar për muaj të tëra në tonelata. Zjarri vazhdon dhe ndërhyrja e zjarrfikësve është shumë e vështirë për shkak të përmasave të mëdha të zjarrit.

Zjarr Tv Ad