Shpërthimet, reagon kryebashkiaku Spahia: Shkodra nuk i përkulet krimit

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia ka reaguar pas dy shpërthimeve që tronditën pas mesnate, qytetin më të madh të veriut. Spahia shkruan se dënon aktet kriminale dhe thotë, se qyteti nuk i përkulet krimit që është i importuar.

‘Dënoj me forcë aktet kriminale që tronditën Shkodrën mëngjesin e kësaj të shtune.

Skena të tilla, kriminale me eksploziv, ndaj banorëve të Shkodrës, jo vetëm dëmtojnë imazhin e këtij qyteti por rrisin frikën dhe pasigurinë e shkodranëve për të jetuar dhe punuar në qytetin e tyre.

Ftoj institucionet ligjzbatuese, Policinë dhe Prokurorinë, të zbardhin në mënyrë urgjente këto ngjarje kriminale, që nuk janë të Shkodrës, por të krimit që ka marrë peng qeverinë!

Shkodra nuk i përkulet krimit!’, – shkruan kryebashkiaku shkodran, Bardh Spahia.

Zjarr Tv Ad