Shpërthimi në biznesin në kryeqytet/ Dyqani ishte hapur vetëm 4 muaj më parë, ja ç’deklaroi pronarja dhe sa ishte sasia e tritolit që u vendos

0
53
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sasia e tritolit të shpërthyer mesnatën e martës në sheshin “Willson” në kryeqytet raportohet se ka qenë rreth 50 gramë.

Nga shpërthimi i fuqishëm ka pasur dëmtime edhe në katin e dytë të pallatit të banuar, informon News 24.

Pronarja e dyqanit, shtetasja me iniciale E.P., nga Laçi, ka deklaruar se nuk ka asnjë konflikt me njeri.

Ajo kishte vetëm 4 muaj që kishte marrë me qira dyqanin dhe kishte hapur aktivitetin e saj.

Dyshohet se sasia e tritolit të jetë vendosur për shkak të konkurrencës. Ndërsa hetuesit nuk përjashtojnë mundësinë e ndonjë konflikti tjetër.

Zjarr Tv Ad