Shpërthimi në makinën në Vlorë, policia: Ja e vërteta e lëndës plasëse

0
651
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia zbulon të tjera detaje mbi shpërthimin e makinës në Vlorë në orët e para të mëngjesit. Burime nga policia kanë bërë të ditur se lënda eksplozive nuk ishte e vendosur në makinë, por ishte hedhur nxitimthi në tokë.

“Lënda eksplozive e dyshuar nuk ka qenë e vendosur poshtë mjetit në ndonjë vend të caktuar, por është hedhur aty për aty poshtë mjetit në sipërfaqen e tokes”- sqaron policia.

Fakti se lënda eksplozive ka qenë e vogël dhe në një distancë me fundin e mjetit, ka dëmtuar pjesërisht makinën në pronësi të Flamur Lamajt (Peçaj).

Të njëjtat burime njoftojnë se për këtë arsye gropa që ka bërë shpërthimi poshtë mjetit është e vogël, gati 15-20 centimetra e gjerë dhe 2.5 centimetra e thellë.

Zjarr Tv Ad