Shpëtim Idrizi: Do të kthehemi në dheun e të parëve tanë, qeveria nuk miratoi rezolutën çame

0
19

Kryetari i PDIU Shpëtim Idrizi duke folur në 29-vjetorin e themelimit të Shoqatës Çamëria, tha se dënimi i kri meve kundër njerëzimit qëndron në themel të paqes, duke dëftuar kështu edhe qasjen e komunitetit çam ndaj shtetit grek. Idrizi theksoi se çamët nuk harrojnë kri met që janë bërë kundër tyre, ndërsa nënvizon se Çamëria është një amanet i të parëve që nuk mund të harrohet.

Do të çojmë në vend amanetin, kthimin në Camëri. Ne do të kthejmë dinjitetin, për mijëra të dëbuar nga bandat e Napolon Zervës. Nuk mund të harrohet sakrifica e të gjitha figurave të shquara të Çamërisë, që kanë dhënë edhe jetën për vendin e tyre. Këtyre burrave dhe grave iu bashkuan shumë vetë, duke krijuar Shoqatën e Çamërisë. Duhet vendosur drejtësi për të dëbuarit. Dë nimi i kri meve kundër njerëzimit vetëm vendos drejtësi. Tragjedia e çamëve mbetet ende e pazbuluar”, tha Idrizi.

Shpëtim Idrizi tha më tej se deputetët e PDIU, në bashkëpunim me maxhorancën aktuale donin të ngrihej një Komision në parlament për dënimin e kri meve në Çamëri, por shton se këtë nuk e donte kryeministri.

“Deputetët e PDIU, në bashkëpunim me maxhorancën Rilindase ngritën një Komision, për të dënuar kri met që janë bërë mbi camët në Camëri. Por nuk kishte vullnet dhe kryeministri më tha që nuk e bëjmë dot. Camëria do të hiqej edhe nga programi i qeverisë shqiptare. Deputetët çamë u rra hën dhe u gja kosën në duart e parlamentit të Shqipërisë”, deklaroi Idrizi.

Pjesë nga fjala e kryetarit të PDIU Shpëtim Idrizi:

Kanë kaluar 107 që kur Shqipëria u aneksua nga Greqia. Kanë kaluar 29 vjet nga krijimi i Shoqatës Patriotike Çamëria. Amanetin se tret as dheu. Kjo është arsyeja pse neve nuk ka tret as koha. Për të çuar deri në fund amanetin e të parëve, kthimin në Çamëri, drejtësi njerëzore dhe hyjnore për të vra rët nga Napoelon Zerva. Burrështetasi që mburren me gjatësinë e tij, fliste dhe krenohej në emër të Çamërisë, ndërkohë u hoq fare nga programi i qeverisë shqiptare. Kemi arritur në një pikë ekstreme. Ne i kërkojmë palës shqiptare zbatimin e rezolutës, idiotët e palës greke na përgjigjen se Çështja Çame është njëlloj me çështjen e Vorio Epirit. Greqia ndërkohë në qytetet e saj ngre përmendoren e turpit të Napoleon Zervas. Kemi bredhur 10 vjet me rradhë nëpër studio televizive duke u shprehur se Greqia Akoma nuk e ka hequr ligjin e luftës. Ndërkohë lideri shqiptar i përgjërohet Greqisë të bëhet rrobë, që të marë kryesinë e OSBE-së”,