Shpëtim Nazarko zbardh çfarë po fshihet dhe ‘shigjeton’ Xhaçkën: Çështja e detit me Greqinë një ‘patate e nxehtë’, zgjidhja është detyrim

0
29
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Shpëtim Nazarko në MCN Live ka komentuar lidhur me çështjen për kufizimin e zonave detare me Greqinë. Ai tha se çështja e detit është ‘patate e nxehtë’ dhe se rregullimet kufitare lidhen me kërkimet minerale.

Sipas tij, rregullimi i çështjeve kufitare është e rëndësishme sepse zgjidh dhe atë që lidhet me konfliktin që mund të vijë në të ardhmen i ngjashëm me atë të Turqisë dhe Greqisë.

“Zyrtarisht deri tani qeveria shqiptare, me sa dimë, kjo çështje aktualisht ka shkuar në Hagë dhe s’ka nevojë për shpjegime eliptike të Xhaçkës. Ne jemi pajtuar për ta çuar çështjen në Hagë si ne ashtu dhe Greqia.

Është një çështje që si ‘patate e nxehtë’ është një gjë me zarar, jo vetëm për shkak të caktimit të kufijve detare por dhe atë tokësor dhe në rastin e tanishëm jo vetëm që duhet caktuar njëherë e mirë por dhe për burimet që po ndodhin rreth kësaj zone, jo vetëm konfliktet greko-turke, por dhe mosmarrëveshjet tona sepse shteti shtohet dhe më shumë për shkak të pasurive nëntokësore.

Prandaj mendoj se patatja e nxehtë duhet të zgjidhet shpejt, sepse ka dy probleme, një është ajo që thamë se rregullimi i çështjeve kufitare është e rëndësishme sepse zgjidh dhe atë që lidhet me konfliktin që mund të vijë në të ardhmen i ngjashëm me atë të Turqisë dhe Greqisë.

Kjo sepse kemi dëgjuar që anijet greke po kërkojnë në një vend që nuk është caktuar nga Haga, por është mirë që opinioni publik duhet ti dijë me saktësi ato, por zgjidhja është detyrim dhe natyrisht në këtë pikë, grekët janë më të interesuar se ne sepse kërkojnë të arrijnë një marrëveshje që të jetë e ngjashme me atë që ajo ka bërë me Libinë dhe Egjiptin që konsiderohet e favorshme për Greqinë”, u shpreh Nazarko në fjalën e tij.

Zjarr Tv Ad