Pas protestave të banorëve të Zagorisë, të cilët kundërshtojnë shpimet për naftë në zonë, ka ardhur edhe reagimi i kryeministrit Edi Rama.
Shefi i qeverisë përmes një statusi në rrjetin social “Twitter” është shprehur se është i mirëpritur debati për kërkimet për naftë në Zagori.
Ai shprehet i palëkundur, ndërsa shton se nuk do të bëjë asnjëherë vaki të ketë shpime nafte në këtë zonë. Sipas kryeministrit, zona e Zagorisë është shpallur zonë e mbrojtur dhe ndërhyrje të tilla bien ndesh me vullnetin për t’i mbrojtur ato.
“Debati për kërkimet e naftës në Parkun Kombëtar të Zagorisë është i mirëseardhur për të kujtuar se: Ne e kemi shpallur Parkun Kombëtar në vazhdën e programit të mbrojtjes së bukurive të natyrës sonë nga hece,gurore,etj. Si mund të lejojmë aty shpime naftëkërkuese! Nuk bën vaki.”