Elbasan/ Gruaja lidh dhe rreh bashkëshortin e saj

0
103
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një grua nga Elbasani është shpallur në kërkim, pasi ka lidhur dhe rrahur bashkëshortin e saj.

I dëmtuari është 47-vjeçari Gentjan Llalla, i cili është shtruar në spital, si pasojë e dëmtimeve të marra.

Ishin fqinjët ata që e gjetën Llallën të lidhur me litar dhe me shenja dhune në trup, në gjendje të rëndë.

Burri deklaroi se ishte bashkëshortja M.Llalla, ajo që e ka lidhur, ndërsa më tej është zhdukur.

Dyshohet se burri vuan nga çrregullime mendore, dhe se gruaja i ka lidhur duart dhe këmbët pas krevatit, për t’u zhdukur më tej.

Ngjarja është zbuluar këtë të hënë, nga fqinjët e burrit, të cilët kanë dëgjuar thirrjet e tij për ndihmë.

Sipas mjekëve gjendja e tij paraqitet jashtë rrezikut, teksa do qëndrojë në spital, në mënyrë që të përmirësohet.

Lidhur me këtë rast policia ka nisur hetimet, për të zbardhur rrethanat e ngjarjes si dhe vërtetësinë e deklaratave të Llallës /a.y/noa.al

Zjarr Tv Ad