Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli tha se për sa kohë që Partia Demokratike të drejtohet nga Lulzim Basha, ajo nuk mendon që të rikthehet në politikë dhe e kundërta do të ndodhë nëse Sali Berisha do të marrë partinë. Ajo theksoi se shpreson që shpallja non grata e ish-kryeministrit Sali Berisha të korigjohet, teksa ka shtuar se në listën e zezë ka qenë dhe UÇK.
“SHBA kanë patur një aleancë të veçantë me Berishën. Kam shpresë se korrigjohet sepse kam informacion se edhe UÇK ka qenë në listën e zezë. Besoj se çdo gjë do sqarohet, unë e uroj! Foltorja është ajo që unë kam dashur. Kam refuzuar të pranoj se instikti i forcës sime politike të vyshkej, të zbehte parimët kryesore demokratike. Kam thënë që për sa kohë të jetë në krye Basha, nuk do jem aty se s’dua të bëhem bashkëfajtore me proceset e regresit që bëhen aty. Fenomeni i mbivendosjes…
Unë do jem tek familja ime, shtëpia ime, ku më kanë besuar për vite me radhë me një kusht. Nëse do shoh se pas 11 dhjetorit do ketë një proces serioz të rikthimit të vlerave në PD. Komunikoj por s’më ka kërkuar asgjë sepse nuk është në natyrën e Berishës të kërkojë. Nuk e ka bërë as në ’97-ën. Gjej veten time në PD, të vërtetën, çdo tezë që kam hedhur. Nuk pres të kem oferta, të gjithë bashkë duhet të punojmë atë që njerëzit kërkojnë. Kemi një shoqëri të ndarë mes njerëzve shumë të pasur e atyre tmerrësisht të varfër”, tha Topalli.